Menu

Mbi Guerrilla Marketing

99% e reklamave nuk shesin gje ka thene David Ogilvy, themelues i agjensise se reklamave me te njejtin emer.

Kur mendojme se si te prezantojme produktin tone me boten, menyra e pare qe na vjen ne mendje eshte reklama. Reklama konsiderohet si baza e cdo strategjie promovuese. Media planing, copy, prodhimi dhe xhirimi i spotit, testimonial etj. Elementet e reklames jane te shumte dhe secili nga keto elemente mund te determinoje suksesin ose deshtimin e reklames. Nga ana tjeter shpesh jane edhe arsye te jashtme, te cilat kontrollohen pjeserisht ose fare, ato qe determinojne fatin e fushates. Arsyeja perse nje reklame eshte e destinuar te deshtoje qe pa filluar konceptimi i saj eshte strategjike.

 

Reklama, si cdo mjet komunikimi tjeter ne dispozicion te Menaxherit Marketingut, ndikohet nga faktore te jashtem qe nuk kane te bejne me zotesine e asnjerit prej aktoreve qe marrin pjese ne realizimin e reklames. Nje pjese e mire e reklamave deshtojne me gjithe punen e mire te kryer nga copywriter-i, drejtori kreativ ose regjisoret. Shumica deshtojne ne strategji.

 

Vjet gjate nje internshipi u bera deshmitar i nje fushate reklamuese te pashprese. Internshipin po e beja tek nje kompani reklame.Te me falni qe nuk jap me shume detaje. Nje klient i ri i kompanise planifikonte te marketonte nje produkt teknologjik ne Shqiperi megjithese tregu ku kerkohej te penetrohej ishte i vogel, premium dhe veshtire se i arritshem. Buxheti i kompanise ishte i ulet krahasuar me konkurrencen. Shanset qe menyrat konvencionale te komunikimit te mberrinin te grupi i targetuar dhe kompania te kishte nje hedhje te sukseshme ne treg me buxhet me te ulet se konkurruenca jane gati zero.Duhen marre parasysh disa mendime. Ne qofte se nje kompani harxhon me pak se konkurrenca ne te njejten menyre si konkurrenca atehere nuk i jep shans suksesit. E dyta eshte qe ne qofte se i beson nje agjensie reklame me sy mbyllur, domethene pa ditur gje nga marketingu, 100% e buxhetit do te shkoje dem dhe nuk do e marresh vesh.

 

C’ka duhet patur parasysh eshte qe ka shume kompani qe bejne te njejten gje. Mjetet e komunikimit ndaj klienteve jane me se shumti te zena. Nuk konkurrohet vetem kundra produkteve te ngjashme po konkurrohet per vemendje, dhe pretendohet se produkti qe reklamohet ne nje fare menyre eshte aq i nevojshem sa i thyen te gjitha konceptet strategjike te marketingut. Pretendohet se vemendja e konsumatorit eshte falas dhe eshte e detyruar, sikur reklama qe bejne kompanite e meriton te vihet re vetem sepse jane munduar shume ta bejne. Pikerisht ne kete pike duhen zgjuar nga endrrat shumica e kompanive. Shumica e produkteve nuk jane jetike dhe per me teper nuk eshte jetike te zgjedhesh nje marke mbi nje tjeter. Per me teper shumica reklamave i duken te bukura vetem atij qe i ben. Te rralla jane ato qe te nxisin te blesh dicka. Objektivi me real qe mund te shpresohet nga nje reklame eshte qe te terheqi vemendjen. Vemendja terhiqet duke e perseritur reklamen aq sa eshte e pamundur te mos verehet ose duke e bere interesante, relevante. Ana negative eshte se kushton shume. Si te shaqesh nje reklame shpesh ne TV ashtu edhe te punesosh nje agjensi te mire.  

Kur situata, domethene buxheti, nuk te lejojne te konkurrosh balle per balle atehere nje nga gjerat me mend eshte te perdoresh Guerrilla marketing.

Guerrilla marketing percaktohet si sistem jo-konvencional promovimi i cili bazohet te kreativiteti dhe imagjinata dhe jo te buxheti. Kur mendojme per guerrilla marketing, gjeja e pare qe na shkon ne mendje eshte spektakli dhe kreativiteti qe pasqyron nje fushate guerrilla. Ne fakt, mund te mendohet se guerrilla marketing eshte thjesht nje menyre ekzotike per te derguar mesazhin tek publiku. Ne nje fare menyre aq eshte. Guerrila zgjidh shume probleme per kompanine qe e perdor.

Thyen clutterin e krijuar nga reklamat e tjera. Clutter quhet ajo “zhurme” qe krijohet nga reklamat qe kemi perreth. Dita dites ekspozohemi ndaj qindra reklamave. Truri njerzor i proceson automatikisht keto reklama duke ricikluar shumicen. Ne fund te dites vetem nje pjese fare e vogel e ketij publiciteti dote na influencoje. Clutter-i, domethene lemshi i reklamave, ose me mire te them ajo c’ka nekategorizojme si lemsh, rritet dita dites. Aftesia e dyte e trurit eshte te imunizohet ndaj informacioneve te parendesishme. Domethene cdo reklame e re ka me pak shanse t’i arrije publikut ne qofte se ngjason me reklamat e tjera. Kopjet perfekte si ajo e birra Tirana jo, ato vihen re dhe mbahen mend. Ne fakt ato shkatojne te qeshura dhe keqardhje ne te njejten kohe. Guerrila e thyen kete clutter duke qene e re. Ky eshte celesi fundja. Guerrila eshte dicka ndaj te ciles truri nuk ka imunitet. Guerrila e sukseshme vihet re dhe komentohet, eshte e paevitueshme.

 

Fakti qe komentohet zgjidh problemin e dyte per kompanine qe e perdor. Ne rast suksesi te nje fushate guerrilla, kosto per ekspozim eshte jashtezakonisht e ulet ne qofte se llogarisim edhe ata qe e kane marre informacionin indirekt.

Thjeshte fakti qe kerkon kreativitet ne vend te buxhetit e ben fushaten guerrile te pershtashme per kompanite qe nuk jane ne treshen kryesuese dhe per kompanite e vogla. Vetem se guerrilla, sic permenda zgjidh problemin e buxhetit, por eshte e limituar si strategji:

 

Zgjat deri eventin tjeter te madh dhe interesi qe ngjall eshte aq i madh sa nje pjese e madhe e tij eshte artificiale.

Shumica e njerezve qe verejne fushaten nuk do behen klient sepse nuk jane ne target grup.

Mesazhi qe dergon eshte i limituar ne maksimum. Eshte pak a shume i drejtuar drejt shqisave dhe thote “shih kete” ose “degjo kete”. Nuk mund te dergoje nje mesazh shume kompleks. Nuk edukon konsumatoret dhe nuk i nxit drejt nje veprimi tjeter vec “hej shih kete gje dhe tregoja shokeve”.

Linja midis krijimit, interesit dhe bezdisjes eshte goxha e holle. Normalisht reagimi i deshiruar nga publiku duhet planifikuar dhe parashikuar qe ne fillim.

Guerrila zgjidh problemin e buxhetit, por fundja funksionon akoma si cdo promocion tjeter. Guerrilla eshte hapi vetem hapi i pare. Guerrila si fushate e vecante sjell reagimin e deshiruar nga klienti vetem per disa kategori produktesh te cilat arrihen me lehtesi. Emisione televizive qe kerkojne vetem t’i shohesh, per shembull, arrijne te bejne guerrilla te sukseshme. Produkte te tjera, per shembull nje divan ikea ose nje dentist nuk e kthejne dot publikun qe i sheh ne kliente vetem me fushate guerrilla, kjo eshte me se llogjike.

 

Mendimi i fundit, te guerrilla marketing mungojne shume elemente qe te jete e afte te perbeje strategji ne vetvete. Arrin te sjelli vemendje  te lire dhe eshte zevendesues shume i mire per fushatat publicitare klasike ne rastet kur kompania nuk eshte shume e njohur. Ngelet fakti  qe sjell publik, jo kliente.

#inbound

Adresa

L. Kalabria, orem Ipsum DC
Kulla II, K-V/4
10000 Prishtinë
Kosovë

Tel:

+ 377-44-253-153

e-Mail

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Na ndiqni në rrjetet sociale

Më poshtë mund të na ndiqni në rrjetet sociale! Enjoy your stay :)

Facebook Twitter Google+ RSS Dribbble Vimeo

Twitter