Logo
Print this page

Branding me ane te blogut

AMA, Shoqata Amerikane e Marketingut e perkufizon branding si “emer, term, logo, simbol, dizajn ose kombinim i tyre qe identifikon nje produkt te shitur nga nje ose disa kompani dhe e diferencon ate nga produktet e ngjashme ne sy te bleresve”. Kete perkufizim e mora nga about.com, se si ja del about .com te informoje me mire se specialistet e AMA sqarohet ne postimet seri “SEO e thjesht”.

 

Funksionet baze te nje Brand jane : te dergoj mesazhin qarte, te rrise dhe konfirmoje kredibilitetin e firmes, te motivoje bleresit, te lidhe emocionalisht bleresit e mundshem, te promovoje besnikerine e perdoruesve.

 

Teoria eshte qe kompanite duhet te kuptojne se cfare ka ne zemrat dhe mendjet e bleresve dhe t’i fitojne ato per vete. Branding funksionalisht perpiqet te shnderroje bleresit potencial ne bleres aktual dhe bleresit aktual ne bleres besnik. Hap tjeter mund te jete dhe shnderrimi i bleresve besnik ne evangjelist te firmes (“evangjelist=qe sjell lajmin e mire” sipas wikit). Hapi fundit eshte edhe me frytdhenesi sepse rrit numrin e shitesve duke sakrifikuar shume pak resurse.

 

Nje blog mund te perdoret shume mire per branding. Per te ilustruar kete koncept do perdor blogun e starbucks-it. Eshte nje nga markat me te njohura dhe sic mesohet ne shkolle nuk shet kafe, shet “eksperiencen e bukur e te shijuarit nje kafe”. Ndryshimi midis ketyre koncepteve eshte sa i vogel aq edhe i rendesishem. Starbucks arrin te mbaje marrdhenie te shkelqyera me klientet sepse i degjon fjalet e klienteve dhe arrin te ofroje produkte frytdhenese ne baze te ketyre fjaleve. Nje nga menyrat si arrin te kete nje marredhenie te afert me klientet eshte dhe blogu i kompanise. Ne kete blog, te vleresuar nje nder 10 bloget me te mira ne bote,  kompania nuk shet gje. Per te shitur jane kafenete starbucks. Ne kete blog kompania ben kerkim tregu, marredhenie me publikun, kerkim dhe zhvillim, mbrojte nga PR-i negativ dhe krijon nje ushtri me fansa. Ideja e blogut eshte e thjeshte: blogu eshte i hapur per cdo ide!

 

Starbucks arrin te perfshije bleresit e vet ne nje nivel te larte. Klientet nga ana e tyre ndihen pjese e nje procesi kreativ. Heren e fundit qe e lexova kete blog gjeta plot material qe ia vlente per t’u analizuar. 26,000 sugjerime per perzierje, pergatitje dhe sherbim kafeje dhe rreth 100,000 sugjerime te ndryshme gjithsej. Starbucks-it nuk i mungojne asnjehere idete se si te permiresoje marredheniet me klientet, mjafton te gjykojne se kush ide eshte e realizueshme dhe kush jo.

 

Nderkohe Starbucks ia del te “brand” vetveten tek bleresit shume me lire se kompanite e ngjashme ne tregun e Kafe dhe Restorant. Sipas tabeles Starbucks-it i kushton deri ne 15 here me pak per klient qe te mirembaje klientelen. Bloget jane nje mjet shume i vlefshem ne qofte se brandimi qe i behet kompanise kerkon nje marredhenie te mire me klientin.

 

Agjent shitje vullnetar

Ideja e te pasurit agjent shitjeje qe perfaqesojne kompanine pa paguar eshte shume interesante. Kjo gje, domethene agjent shitjesh falas, eshte nje nga objektivat me te veshtira per t’u arritur ne marketimin e produkteve.

#inbound

Design © Ars of Arts Ars of Arts. All rights reserved.