Menu

Pse duhet të keni një faqe zyrtare në Facebook?

Nevoja e një platforme si Facebook për komunikimin zyrtar

Pa u zgjatur më tej, do doja të listoja disa arsye/argumente pse krijimi i një faqeje zyrtare në Facebook mund të jetë i domosdoshëm për organizatën apo biznesin tuaj. Këto janë arsye të njëjta me ato që lidhen me organizatën e mësipërme, por jam i bindur që vlejnë në shumicën e rasteve, sic mund të jetë edhe organizata apo biznesi juaj.

 

Ekzistenca e faqeve të tjera të ngjashme, qoftë edhe jo zyrtare

Përçimi i mesazhit/informacionit ndodh më mirë kur ka më shumë se një kanal komunikimi

Publiku i gjerë përfaqëson një potencial të fshehur për nga mbështetja që mund të gjenerojë për vetë punën dhe misionin e organizatës/biznesit tuaj

Procesi i informimit/edukimit duhet të jetë i vazhdueshëm për klientët ekzistues dhe ata të mundshëm.

Kanalet e reja të komunikimit (si media sociale) janë praktikisht të detyrueshme në kohën që jetojmë, veçanërisht nëse duam të jemi aty ku janë edhe klientët tanë

Etj.

Ndonëse, do mund të ndalesha gjatë për të shtjelluar secilin prej argumenteve të mësipërm, po i rikthehem vetëm pikës së fundit mbi domosdoshmërinë e përdorimit të kanaleve të reja të komunikimit si media sociale, të cilat nuk janë thjesht kanale informimi por të një komunikimi të vërtetë me publikun dhe vetë audiencën e synuar të organizatës/biznesit tuaj.

 

Nevoja e ofrimit të mënyrave dhe kanaleve të reja të komunikimit me publikun, siç mund të jetë faqja juaj në Facebook, kërkon në të njëjtën kohë kurajë dhe një angazhim serioz, dhe si e tillë duhet të bëhet edhe pjesë integrale e strategjisë së kompanisë tuaj për komunikimin me klientët/të interesuarit dhe publikun e gjerë gjithashtu.

 

P.S. Nëse ju apo organizata/biznesi juaj jeni të interesuar për më tepër informacion, ju lutem mos nguroni të më kontaktoni direkt.

Elvis Plaku

#SfidaBiznesi

Adresa

L. Kalabria, orem Ipsum DC
Kulla II, K-V/4
10000 Prishtinë
Kosovë

Tel:

+ 377-44-253-153

e-Mail

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Na ndiqni në rrjetet sociale

Më poshtë mund të na ndiqni në rrjetet sociale! Enjoy your stay :)

Facebook Twitter Google+ RSS Dribbble Vimeo

Twitter