Menu
Super User

Super User

Fuqia e reklamës shoqërore (sociale)

Ndryshe nga media tradicionale (televizioni, radio, gazeta, etj.), media sociale (shoqërore) është media e popullit ku çdokush dhe cilido person ka mundësinë të ngrejë zërin e tij duke pasur një shans të barabartë për t’u dëgjuar. Gjithashtu, ndryshe nga media tradicionale, reklamat në median sociale (si Twitter, Facebook, LinkedIn, etj.) janë shumë më pak të kushtueshme, duke i bërë kështu më të përballueshme për çdokënd, që nënkupton se edhe bizneset e vogla, si ai i yti, mund të bëhen pjesë e këtij dimensioni.

Për ta ilustruar më mirë fuqinë e reklamës në mediat sociale, do desha të përmend dy raste se si kjo medie është përdorur nga një person dhe një kompani në funksion të synimit përkatës.

 

Shembulli i parë

Fuqia e medias sociale - British Airways

Rasti i British Airways filloi një trend të ri sipas ekspertëve.

Mjaft media anglisht folëse raportuan mbi protestën e një pasagjeri të zhgënjyer me shërbimin e kompanisë ajrore British Airways i cili, si rrjedhojë e humbjes së bagazhit të tij nga kompania, vendosi ta zhvendosë protestën e tij në dimensionin e medias sociale.

Konkretisht, klienti shfrytëzoi rrjetin social Twitter, ku për t’i dhënë edhe më shumë peshë pakënaqësisë së tij shfrytëzoi mesazhet e reklamuara. Protesta e tij ndaj neglizhencës së kompanisë në gjetjen e bagazhit të tij gjeneroi mjaft interes brenda pak orësh.

 

Fuqia e medias sociale

Profili i personit që nisi anti-reklamën në Twitter

Deri në momentin e këtij shkrimi pasagjeri e kishte vazhduar anti-reklamën e tij në Twitter, ku tashmë protestës së tij i janë shtuar edhe shumë fansa (ose mbase duhet të themi anti-fansa) të British Airways me shqetësime të njëjta. Reagimi i vonuar i kompanisë e bëri edhe më të vështirë situatën dhe ndikimi negativ ndaj imazhit ishte edhe më i madh. E gjitha ishte si një skenë moderne përralle të Davidit kundër Goliatit, ku një klient i pakënaqur gjeti një mënyrë të re për të përdorur median sociale për të sulmuar një korporatë të madhe.

 

 

Shembulli i dytë

Fuqia e medias sociale - OraBrush

Faqja zyrtare e kompanisë së furcës OraBrush

Një kompani e vogël amerikane që prodhon furça gjuhe (furçe vetëm për të pastruar gjuhën) po mundohej të gjente mënyrën si të binde një nga shitësit më të mëdhenj me pakicë (retail) në Amerikë – Walmart. Ideja gjeniale e grupit të marketingut ishte vendosja e një reklame në Facebook e cila me pas u shënjestrua që të shfaqej vetëm në qytetin ku ndodhen zyrat qendrore të kompanisë Walmart. Reklama duhet t’i shfaqej vetëm personelit prej qindra vetash të kompanisë të cilët ndërkohë ishin duke konsideruar furnizimin ose jo me furçat e kompanisë në fjalë. Rezultati ishte pozitiv, Walmart zgjodhi ta blinte me shumicë furçën e çuditshme dhe si rrjedhojë ndryshoi edhe fatin e vetë kompanisë e cila shkoi nga dhjetëra në miliona furça të shitura.

 

Konkluzione

Media e vjetër vs media e re

Media e vjetër vs media e re

Sfida për kompaninë apo biznesin tuaj në radhë të parë është të mësoni dhe kuptoni se si kjo medie funksionon me qëllim, jo vetëm zgjerimin e bazës së klientëve, por mbi të gjitha përforcimin e marrëdhënies me klientët ekzistues e ata potencialë. Kjo marrëdhënie më pas duhet të shërbejë për përmirësimin e produktit/shërbimit tuaj e udhëhequr nga nevojat dhe komunikimi me klientët tuaj.

 

 

Çfarë mësimesh të tjera mund të nxjerrim nga shembulli i parë:

Klientët tuaj nuk janë të detyruar të përdorin vetëm kanalet/procedurat tuaja të ankimimit, ata tashmë janë të fuqizuar edhe nga media sociale.

Klientët tuaj nuk janë më “xhuxha” që një korporatë e madhe mund t’i shtypë kollaj.

Media sociale është miku juaj më i mirë dhe njëherazi armiku juaj më i keq, gjithmonë nëse nuk dini të trajtoni klientët tuaj.

Çfarë mësimesh të tjera mund të nxjerrim nga shembulli i dytë:

 

Media sociale ju lejon që t’i shënjestroni (filtroni) reklamat tuaja në nivele të pamundura deri tani nga media tradicionale.

Media sociale ju lejon të reklamoni me çmime dhe efikasitet më të lartë se media tradicionale.

Media sociale nuk do shkojë gjëkundi në të ardhmen, por veç do të fuqizohet!

Media sociale është vendi ku ju mund të provoni ide nga më të ndryshmet me shpenzim minimal.

Jam i bindur që këto janë vetëm disa prej mësimeve dhe ideve që mund të nxjerrim, por mbi të gjitha do i vlerësoja shumë komentet dhe sugjerimet tuaja me qëllim edukimin e mëtejshëm të çdo lexuesi.

#SfidaBiznesi

Pse ju duhet një domain name .al?

Pengesat e zotërimit të një domain-i apo nëndomaine-i me .al tashmë janë ulur ndjeshëm. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) e ka liberalizuar tregun mjaftueshëm duke lejuar futjen e disa operatorëve privatë të cilët mundësojnë blerjen dhe regjistrimin e shpejtë online të një domain-i të tillë.

Thënë ndryshe, nëse deri dje procedurat burokratike për blerjen e një domain-i me .al, koha e regjistrimit, kostot vjetore, etj., krijonin mjaft kokëçarje për të interesuarit, tashmë këto kufizime janë hequr ose minimizuar falë edhe automatizimit të tyre nëpërmjet regjistrimit online.

Si rrjedhojë, një numër në rritje biznesesh, organizatash dhe individësh kanë të gjithë mundësinë të prezantohen online duke përdorur një apo disa domain-e me .al.

Në këtë fazë, sfida kryesore mbetet edukimi dhe nxitja e bizneseve/organizatave/individëve duke shpjeguar përfitimet apo avantazhet që ju ofron një domain name me .al

 

Atëherë cilat janë disa prej argumentet dhe përfitimet e zotërimit të një domain name-i me .al

Sipas, z. Gjergji Kokushta:

“Nëse biznesi apo organizata ka për qëllim një audience apo vizitore lokale të vendi të caktuar, p.sh. informacioni i publikuar është në lidhje me shqiptarët për shqiptarët, në këtë rast biznesi apo organizata duhet të zgjedhe një domain .al, si dhe gjuha me të cilën shkruan është shqip.

Nëse audienca është me e gjerë, është më mirë një domain .com dhe gjuha anglisht por mund të ndihmohet nëse informacioni vjen dhe në gjuhë të dytë apo të tretë, në varësi të audiencës që kërkohet të arrihet.”

 

Sipas z. Adion Gorani, administrator i WebHost.al, disa nga avantazhet janë:

1. Pozicionim më i mirë në Google (në rezultatet e Google në shqip)

2. Disponueshmëri më e lartë adresash të lira si p.sh. coffeebar.al – ku variantet me .com janë zakonisht të zëna.

3. Lehtësi për t’u kujtuar (emër i veçantë dhe me identitet të qartë shqiptar)

4. Pronësi më e drejt-për-drejtë ligjore e domain name-it

 

Për domain name-et me .al = (AKEP –> regjistruesi –> klienti)

Ndërsa, për domain name-et e tjera = (ICANN –> Regjistrues me shumicë –> Regjistrues me pakicë –> Shitës me shumicë –> shitës me pakicë –> klienti)

 

Elvis Plaku

Sfida Biznesi

Subscribe to this RSS feed

Adresa

L. Kalabria, orem Ipsum DC
Kulla II, K-V/4
10000 Prishtinë
Kosovë

Tel:

+ 377-44-253-153

e-Mail

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Na ndiqni në rrjetet sociale

Më poshtë mund të na ndiqni në rrjetet sociale! Enjoy your stay :)

Facebook Twitter Google+ RSS Dribbble Vimeo

Twitter